Ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar sulme në Bejrut të Libanit, mes përshkallëzimit me Hezbollahun, edhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz ka lëshuar një paralajmërim ndaj organizatës së mbështetur nga Irani.
Katz ka bërë me dije se përsa kohë nuk të ketë paqe në Izraelin verior, as në Bejrut nuk do të ketë qetësi.
“Trajtimi i Dahyie në Bejrut (fortesa e Hezbollahut në jug të kryeqytetit) do të jetë i njëjtë me atë të komuniteteve në Izraelin verior: nëse nuk ka paqe në veri, nuk do të ketë paqe në Bejrut. Ne nuk do të pranojmë një realitet në të cilin komunitetet dhe qytetarët tanë sulmohen ndërsa heshtja mbahet në Bejrut”, tha ai.
Më tej, ai shtoi se ushtria izraelite po punon për të çmontuar aftësitë e organizatës, së mbështetur nga Irani.
“Paralelisht, IDF vazhdon të punojë për të çmontuar aftësitë e organizatës terroriste në terren, për të eliminuar kërcënimet kundër ushtarëve dhe qytetarëve tanë dhe për të transformuar rajonin Litani në një zonë nën kontrollin e sigurisë së IDF, pa armë dhe terroristë”, shtoi Katz.





