Policia e Kosovës ka vënë në pranga tre persona pas një grabitjeje të raportuar më 1 qershor në qytetin e Gjakovës. Mësohet se një i mitur është sulmuar dhe i është marrë një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, kur i mituri, pas një përleshjeje fizike është sulmuar me një thikë  nga tre persona të dyshuar.

I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë ka arritur më 2 qershor të arrestojë tre të dyshuarit, dy të mitur dhe një të rritur.