Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuar praninë e Ramës në seancë për tu përgjigjur pyetjeve në interperlanca. Në fjalën e tij në Kuvend, Kapri kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe ministrit Lamallari për atë që ndodhi dje në protestën para Kryeministrisë dhe jo vetëm.

“Guximi juaj për të shkelur rregulloren është përtej imagjinatës. Mohoni nene e Rregullores, neni 95, ku thuhet se të mërkurave është seancë pyetje-përgjigje. Kemi bërë pyetje për Ramën dhe ai duhet të vijë këtu të japë përgjigje, kjo nuk delegohet dot. Nuk e mbani seancën e të mërkurës që Ram a të japë llogari këtu. Kemi sjellë kërkesën në Kuvend. Ju lutem silleni në momentin më të parë të mundshëm në Kuvend. E dyta kemi bërë kërkesë edhe për ministrin, për dhunën e ndodhur në Rrjoll. Rama tha dje jemi në luftë hibride, dil jep llogari nga kush po sulmohemi meqë drejton anti-terrorin. Në ’90 Rama e mbushi Tiranën me “Enver Hitler” dhe Ramiz Alia nuk bëri gjë. Dje sulmuat qytetarët me ujë me piper, nuk e mbajti dot gardhi protestën. Lejini dopio-standardet jep dorëheqjet nëse ke guxim,” tha Kapri.