Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka shtuar kontrollet, ku vetëm një ditë më parë ka kryer 1065 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.
Janë inspektuar dhe monitoruar:
• 248 Pika të shitjeve të produkteve ushqimore (markete/supermarket/dyqane ushqimore)
• 659 Bar-kafe/restorante/ piceri/ fast food
• 76 Furra buke/ pastiçeri
• 19 Biznese/ fason/ call center/ fabrika e linja prodhimi e përpunimi
• 28 Shitje me pakicë të produkteve të tjera jo ushqimore
• 15 Zyra Pagesash (OShEE, UK, Shërbim Postar, Filiale banka etj.)
• 8 Farmaci
• 1 Klinikë/ laborator dentar
• 4 Berber/parukeri
• 1 Institucion publik
• 6 Taxi/Mjete Tranporti në bashkëpunim me DPSHTRR.
Janë marë 38 Masa administrative me gjobë dhe 1 Vendim i Ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.
• 10 Masa Administrative – Markete/Supermarket/Dyqane ushqimore
• 11 Masa Administrative – Bar-kafe/Restorante/ Piceri/Fast food
• 7 Masa Administrative – Furra buke/ Pastiçeri
• 3 Masa Administrative – Zyra Pagesash/Institucione financiare
• 1 Masë Administrative – Shitje e produkteve jo ushqimore
• 6 Masa Administrative në bashkëpunim me DPSHTRR – Taxi/Shërbim transporti
• 1 Vendim i Ndërmjetëm për mbylljen e manovisë me 30 punonjës në fasonerinë “Sfidal”, pas lajmërimit nga NJVKSH Krujë për punonjës pozitiv për COVID-19.
Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet:
• Qarku Berat – 2 Masa Administrative
• Qarku Durrës – 7 Masa Administrative, 1 Vendim i Ndërmjetëm
• Qarku Elbasan – 1 Masë Administrative
• Qarku Fier – 3 Masa administrative
• Qarku Korcë – 5 Masa Administrative
• Qarku Shkodër – 3 Masa Administrative
• Qarku Tiranë – 17 Masa Administrative





