Një punonjëse e bashkisë së Durrësit është infektuar me Covid-19.

“DurrësLajm” mëson se nga tamponi që i është marrë dje punonjëses ka rezultuar pozitive, ndërsa ngrihet alarmi për të gjithë stafin e bashkisë, pasi punonjësja në fjalë ka qenë përditë në punë dhe në kontakt me kolegët gjithë kohën.

Ashtu siç u veprua dhe me rastin e Kadastrës, tashmë të gjithë punonjësit e bashkisë duhet t’i nënshtrohen marrjes së tamponit, ndërsa pritet që të dezinfektohen të gjitha ambientet.

Sot pritet të ketë një numër të lartë rastesh të reja të prekur nga Covid-19 në mbarë vendin, teksa në Durrës sipas të dhënave që mëson “DurrësLajm” sot janë shënuar 4 raste të reja; një punonjësja e bashkisë dhe tri të tjerë familjarë të rastit të regjistruar dje.