Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një mbledhjeje të kabinetit deklaroi se nuk do ta vinte në votim marrëveshjen e fundit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA me Libanin.
Ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë derisa Hezbollahu të pranonte kushtet e tij.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ministrat kritikuan armëpushimin e brishtë, të cilin delegacionet izraelite dhe libaneze ranë dakord ta rinovonin gjatë një takimi në Uashington të mërkurën dhe kërkuan që ai të vihej në votim në kabinet përpara se Izraeli të pranonte kushtet e tij.
Megjithatë, Netanyahu refuzoi të thërriste një votim, duke u thënë ministrave se “për momentin, nuk ka marrëveshje” sepse Hezbollahu ka refuzuar të pranojë kushtet e tij. “Hezbollahu është kundër, dhe për këtë arsye unë nuk po marr një vendim”, tha ai.





