Te Interi ndizen sirenat e alarmit në lidhje me të ardhmen e Hakan Calhanoglu…përsëri dhe këtë herë nuk është Galatasaray që troket në dyert e klubit zikaltër.Në fakt nga Turqia vjen lajmi për arritjen e. një marrëveshjeje për një kontratë 3 vjeçare me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër mes kandidatit për presidencën e Fenerbahçes, Hakan Safi dhe mesfushorit.
Ai që e konfirmoi në një farë mënyre edhe pse emri i Calhanoglu nuk u përmencd, ishte vetë agjenti i futbollistit, Gordon Stipic. ‘Në ditët e fundit nuk jam kufizuar vetëm në biseda me Hakan Safi, por edhe e kam takuar personalisht-tha Stipic për gazetarin Yagız Sabuncuoglu-Jemi miq prej shumë kohësh dhe bisedat tona bazoheshin te një besim i madh.
Sigurisht trajtuam shumë tema dhe folëm për disa futbollistë, në mënyrë të veçantë për njërin prej tyre. Nëse Hakan Safi fiton zgjedhjet, kemi arritur një marrëveshje për futbollistin tim më të rëndësishëm’.Por jo vetëm kaq, vetë Safi bëri të ditur akordin përmes një videoje që u bë virale.
‘Njoftojmë transferimin e Calhanoglu te Fenerbahçe -ishte fraza e thënë nga Safi. Padyshim që është një slogan elektoral, por që duket se përcakton një drejtim të qartë për të ardhmen e Calhanoglu.
Në ditët e kaluara mediat turke publikuan lajmin sipas të cilit Calhanoglu kishte ndërmend të kthehej te Galatasaray për të kurorëzuar ëndrrën për të veshur fanelën e skuadrës së tij të zemrës duke shfaqur gatishmërinë për të pranuar një reduktim të pagës nga 6.5 në 5 milionë euro për të lehtësuar transferimin e tij.
Dhe jo rastësisht, tifozët e Galatasarayit komentuan me zemërim fjalët e Safi me frikën se Calhanoglu do të veshë fanellën e rivalëve të përjetshëm.





