Probleme të reja për sulmuesin serb, Aleksandër Prijoviç, i cili pak muaj më parë u dënua me arrest shtëpie, pasi kishte thyer karantinë.
Megjithatë tashmë sulmuesi, rrezikon seriozisht burgun, kjo për shkak të disa pamjeve që po qarkullojnë në internet. Lojtari është dënuar nga policia me 3 muaj arrest shtëpie, pasi kishte thyer rregullat gjatë izolimit dhe dënimi i përfundon në fillim të muajit korrik.
Por, Prijoviç nuk ka duruar dot dhe ka shkuar në një festë së bashku me njerëz të tjerë, duke thyer kështu dënimin e dhënë për të.
Policia menjëherë është vënë në dijeni të kësaj dhe pritet të merret një vendim për lojtarin, i cili tashmë rrezikon seriozisht burgimin.





