Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Përmes një postimi, ai uroi qytetarët, institucionet përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor dhe subjektet politike pjesëmarrëse, duke vlerësuar zhvillimin e procesit.

Në mesazhin e tij, Hoxha shprehu gjithashtu pritshmërinë për formimin e institucioneve të reja që do të dalin nga vota e qytetarëve, si dhe për vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Urime Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Ne presim me shumë interes formimin e institucioneve të reja që burojnë nga vullneti i zgjedhësve, për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të gjithanshme në të mirë të interesave tona reciproke dhe të përbashkëta, si dhe për avancimin në rrugëtimin drejt së ardhmes sonë të përbashkët #evropiane dhe euroatlantike”, shkruan ministri Ferit Hoxha.