Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se më 10 qershor 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të stakohet stacioni i pompave në Fushë Kuqe për shkak të punimeve të planifikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
Si pasojë, mund të ketë probleme të përkohshme në furnizimin me ujë në qytetin e Durrësit dhe në fshatrat përreth.
Njoftimi i plotë:
📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se ditën e nesërme, më 10.06.2026, në intervalin kohor 08:00 – 16:00, do të stakohet stacioni i pompave në Fushë Kuqe, për shkak të punimeve të planifikuara që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).Si pasojë e këtij ndërprerjeje, mund të ketë probleme të përkohshme në furnizimin me ujë në qytetin e Durrës dhe në zonat përreth të fshatrave.SHRUKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe abonentëve për këtë situatë të përkohshme, e cila është e nevojshme për realizimin e punimeve në sistemin energjetik.Faleminderit për bashkëpunimin! 💧🙏





