Tensionohet situata në protestën para ministrisë së Arsimit, ku maturantët janë mbledhur sot në protestë pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

 Maturantët kanë hedhur vezë në drejtim të ministrisë, pasi nuk po marrin përgjigje për kërkesat e tyre.

Prej orës 11:00, nxënësit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit dhe kanë tentuar që të futen brenda ambienteve për t’u takuar me përfaqësues të këtij institucioni.

Ata thërrasin njëzëri “Ministria e turpit”, ndërkohë që kërkojnë që të rishikohet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi sipas tyre ishte formuluar me zgjedhje subjektive.