Gjykata e Lartë ka vendosur të kthejë për rigjykim në Apelin e Posaçëm çështjen që lidhet me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 28 milionë euro.

Në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë nëntë të pandehur, Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Gëzim Mingaj, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali.

Në dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Posaçme i shpalli fajtorë të pandehurit për veprat penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”. Ky vendim u konfirmua më pas nga Apeli në shtator të vitit 2022. Sipas Prokurorisë së Posaçme, zyrtarët e akuzuar favorizuan një kompani specifike gjatë garës. Në qendër të dyshimeve është ndryshimi i kritereve të tenderit.