Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Ata ndodhen në qeli që prej korrikut të vitit të kaluar pas goditjes së grupit kriminal që vepronte në fushën e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Vëllezërit Hoxhosmani akuzohen se në bashkëpunim me të tjerë kanë trafikuar kryesisht gjatë vitit 2020  6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro.