Nga Lutfi Dervishi
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. Por ndërsa protesta vazhdon, sot në ditën e 11, kundërshtari kryesor duket se ka ndryshuar. Nuk janë më armiqtë e jashtëm, nuk është opozita që “i do të keqen Shqipërisë”, dhe as gazetarët që “nuk kuptojnë dhe nxijnë realitetin”.
Sot, objektivi i preferuar i Kryeministrit janë influencerat. Ai i përqesh, i tall dhe, në të njëjtën kohë, shfaq një nervozizëm të qartë që nuk e fsheh dot.
Kjo nuk ndodh rastësisht. Në fund të fundit, vetë fjala influencer vjen nga ndikimi. Kur politika fillon të merret seriozisht me ta, kjo tregon se ka kuptuar një realitet të ri: ndikimi nuk është më aty ku ishte dikur.
Pyetja interesante që lind natyrshëm është se si është e mundur që një person me një telefon në dorë arrin të ndikojë më shumë se një televizion kombëtar me studio moderne, redaksi, gazetarë dhe buxhete të garantuara?
Përgjigjja është sa e thjeshtë, aq edhe e pakëndshme: një pjesë e madhe e medias tradicionale ka humbur atë që ishte kapitali i saj më i madh, – BESIMIN.
Shumë qytetarë, sidomos të rinjtë, nuk e perceptojnë më median si një arbitër të pavarur, por si pjesë të sistemit politik dhe ekonomik që ajo supozohet të monitorojë. Kur thyhet ky besim, teknologjia nuk të shpëton dot. Mund të kesh frekuencë kombëtare, por mund të mos kesh asnjë grimë ndikimi në publik.
Ndërkohë, një influencer nuk e fiton audiencën përmes një licence. Ai/Ajo e fiton atë sepse krijon marrëdhënie direkte me ndjekësit. Ata mund të mos bien gjithmonë dakord me të, por ndiejnë se po komunikojnë me një njeri të vërtetë.
Shumica e të rinjve që mbushin sheshin nuk informohen nga edicionet informative të dites/darkës. Ata informohen nga WhatsApp, Instagrami, TikToku, YouTube dhe grupet e tyre online.
Ndërkohë, Kryeministri vazhdon të komunikojë kryesisht përmes televizioneve që ndiqen nga një brez krejt tjetër.
Kështu krijohen dy realitete paralele që nuk takohen askund. Në realitetin e parë, atë televiziv, protesta minimizohet, relativizohet ose interpretohet përmes filtrave të zakonshëm politikë. Në realitetin e dytë, atë digjital, videot, memet, transmetimet live dhe dëshmitë e drejtpërdrejta qarkullojnë mediatikisht me një shpejtësi marramendëse, duke krijuar një perceptim krejt tjetër mbi atë që po ndodh në të vërtetë.
Për herë të parë pas shumë vitesh, beteja kryesore politike nuk po zhvillohet më në studiot televizive, por në ekranet e telefonave.
Prandaj, lufta e Kryeministrit me influencerat është shumë më tepër sesa një debat me disa personazhe të rrjeteve sociale. Është përplasja e një epoke që po perëndon me një epokë që po ngrihet dhe ndoshta ky është shkaku i vërtetë i nervozizmit.
Nuk është e lehtë të fitosh një betejë kundër influencerave, por është pothuajse e pamundur të fitosh një betejë kundër një brezi të tërë që nuk informohet më nga kanalet ku informacioni/narrativa është nën kontroll.
Lufta asimetrike është një konflikt ku dy palët nuk luftojnë me të njëjtat mjete, të njëjtat burime apo të njëjtat rregulla.
Pala më e dobët përpiqet të shmangë përballjen e drejtpërdrejtë dhe përdor metoda alternative për të dobësuar kundërshtarin.
Kjo luftë asimetrike e shkërmoqi propagandën njëherë e përgjithmonë dhe çorri maskat e qeverisë, opozitës , medias e analistëve të paneleve.
Makineria e propagandës , u gjet përpara një armiku të ri që se kishte imagjinuar dhe e kishte nënvlerësuar gjithmonë.
Ky armik ishte brezi që lindi pas vitit 90( që përfshin gjeneratën Z dhe Milenials ) që nuk gjetën kurrë terren në realitetin e uzurpuar nga brezat e mëparshëm dhe me zhvillimin e rrjeteve sociale filluan ti perdorin ato për të komunikuar me botën.
Ata gjithë këto vite , të lënë në hije , zhvilluan një mënyrë të re komunikimi , nëpërmjet memeve si një mënyrë për ta satirizuar realitetin .
Kjo mënyrë ishte forma e komunikimit midis tyre në rrjetet sociale .
Disa tjerë krijuan grupet e tyre të influencës në fushat e tyre të pasioneve e për pasojë duke krijuar një rrjet komunikimi midis tyre.
Por çdo narrative apo kritikë që ata ngrinin , asgjësohej nga makineria e propagandës duke përdorur median dhe opozitën që këto të izolohen.
Opozita luante rolin e saj kinse, por kurre të konkretizuar .
Duke qenë numerikisht të paktë në numër dhe potencë përballë tankut gjigand të propogandës ata e patën të pakundur të gjenin hapësira pér luftën e tyre për një realitet mé të mirë.
Duke shfrytezuar inteligjencën e tyre dhe duke njohur algoritmet e rrjeteve sociale , ata në momentin e parë që panë një dobësi të sistemit , pra një dakordësi totale midis të gjithëve në njé situatë totalisht absurde si ajo e Zvërnecit u aktivizuan né masë pa koordinim qëndror të sigurtë që kjo armë e zhvilluar të godasë sa më fort dhe ta nxjerrë sa më absurd sistemin.
Sistemi u lëkund në themele.
U ngrit një kauzë globale me fokus mjedisin dhe mungesën e transparencës né investime të tilla.
Ata shkuan më tej , e bënë brand ndërkombëtar dhe e legjitimuan si “Revolucioni i Flamingove “ duke pushtuar gjithë mediat e botës . E gjitha kjo pa koordinim qëndror por me një punë në struktura paralele dhe horizontale.
Sistemi ishte i papërgatitur dhe çdo kundërpërgjigje , e ktheu akoma në më groteske situatën duke u përkthyer në pankarta të reja e satirë fine.
Mediat ndërkombëtare gërmuan përtej aspektit mjedisor dhe panë kush fshihet pas investimit .
Disa e nxorrën si nepotizëm nga ana e familjes Trump e disa të tjerë si tentative të Izraelit pér té futur hundët në Ballkan.
E gjitha kjo e amplifikoi edhe më shumé algoritmin .
Mënyra e protestimit të këtij brezi, me pankarta dhe meme , përbën mbase njé nga protestat më madhështore e paqésore në Europé, dhke satirizuar e kthyer në qesharak gjithé sistemin.
E gjitha kjo përbën njé kryevepër sa i përket menaxhimit .
Situata është pa kthim mbrapsht .
Vrulli është i pandalshëm tashmë dhe gjithé bota përkrah protestën.
Asnjë narrativë tjetër s’ka kthim.
I gjithë ky algoritëm i krijuar dhe lidhje e kohezion éshté garant që askush nuk e kap dhe blen dot protestën pasi në të njëjtën formë do sulmohet në grup .
E thëné ndryshe , horizontaliteti mbase krijon kaos por jep garanci .
Procesi është në evolim dhe tashmë kauzés do i bashkohet diaspora.
Çdo gjë do kërkohet të jetë transparente !
Momenti është kulminant dhe s’ka kthim .
Koha e rinisë !





