Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për protestën e qytetarëve, që ka marrë përmasa masive. Ai tha se nëse nuk lexohen kërkesat e tyre do të jetë vonë dhe gabim për historinë shqiptare.

“Sot shqiptarët në Shqipëri dhe në të 4 anët e botës presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të qindra mijëra të rinjve që prej 12 ditësh janë në një protestë epike paqësore me kërkesa të drejta që nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri që e konsideron vendimin si pronë të tij.

Të rinjtë shqiptarë në protestë janë 100 për qind të sinqertë, kërkojnë që me ëndrrën e tyre të bëjnë Shqipërinë,. Të mos merremi me asgjë tjetër veç plotësimin e kërkesave të tyre. Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tyre dhe në axhendë të Kuvendit të jkenë vetëm kërkesat e protestuesve.

Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, ndryshe do të jetë vonë de do të jetë një gabim i madh historik që bëhet. Distancohuni nga Rama dhe ktheni agjendën e Parlamentit”