Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka ftuar qytetarët dhe vizitorët të ndjekin së bashku ndeshjet e Kampionatit Botëror në Sheshin Veliera, në një atmosferë festive dhe familjare.

“⚽️ Kampionati Botëror në Sheshin Veliera! ⚽️

Merrni miqtë dhe familjen të shijoni emocionet e futbollit në një atmosferë festive.

Ju presim të përjetojmë së bashku magjinë dhe spektaklin e kampionatit. 🏆”, shkruan Sako.