Një automjet është gjetur i djegur sot në mbrëmje në Pezë të Vogël. Deri tani dyshohet se makina që është gjetur e djegur është përdorur në atentatin kundër 40-vjeçarit Hekuran Billa që ndodhi tek Komuna e Parisit në Tiranë.
Nga ana tjetër mësohet se Policia e Tiranës ka shkuar në vendin ku është gjetur e djegur makina dhe ka nisur hetimet për të zbuluar prova që mund të çojnë në zbardhjen e ngjajres.





