Një person u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare.
Sipas dëshmitarëve okularë, një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri.
Viktima është shtetasi Hekuran Billa, një emër jo i panjohur për policinë. Në vitin 2008, kur ishte vetëm 28 vjeç, ai qëlloi në kokë me armë zjarri Prel Markun, në një klub shqiptarësh në Londër.
Ndërkohë që më herët ishte akuzuar për tre akuza për tentativë vrasje, fillimisht me burgim të përjetshëm dhe më pas të ulura në 34 vite. Billa thuhet se pas vrasjes së Prel Markut u arratis në Danimarkë, por policia e gjurmoi dhe u dënua për vrasje dhe dy tentativa vrasje dhe plagosjen e Musa Rrahmanit.
Ndërkohë policia sqaron se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.





