Përplasja fatale u regjistruar rreth orës 2.45 minuta të mëngjesit të sotëm. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve per ta nxjerre te riun shqiptar Diego Çelkupra nga rrënojat e Smartit të tij, i cili u përplas fort pas një muri. Shoku i tij, gjithashtu 19 vjeç, qe ndodhej ne makine fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Sipas rindërtimit të skenës së aksidentit nga ana e policisë, viktima dhe shoku i tij, po ktheheshin në shtëpi në Grottaferrata, ndërsa gjatë rrugës ndodhi tragjedia. Shoku, në gjendje të rëndë, u dërgua në San Camillo në Romë dhe është akoma i shtruar në spital.

“Corriere” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që asfalti të jetë bërë i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut në zonë, duke ndihmuar në daljen nga rruga të mjetit. Në aksident, sipas gjetjeve të para të policisë nuk u përfshi asnjë automjet tjetër.

Diego, i cili do të mbushte shumë shpejt 20 vjeç, ishte i njohur mirë në zonë.

Vëllai i tij, Besmir Çelkupa, në vitin 2017 kandidoi për komunën e Grottaferrata me një listë qytetare. Gjithashtu në faqen e tij në rrjetet sociale ka shumë mesazhe ngushëllimi.