Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet se një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, pranë qendrës Kristal.
Zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Ende nuk dihet identiteti i personit të vrarë apo rrethanat e ngjarjes.





