Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme te zona e 9-katsheve në kryeqytet, ku një person nga goditur nga një tjetër me biçikletë dhe më pas janë konfliktuar.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, tek 9-katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe më pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim ndërsa shtetasi R.C., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 3 për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





