Pas disa ditësh me radhë i zhytyr mes mbetjeve urbane, Durrësi sot duket se po fillon të marrë frymë lirisht.
Rrugët dhe trotuarët në pjesë të ndryshme të qytetit janë pastruar nga mbeturinat që kundërbonin erë janë depozituar drejt Sharrës.
Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi mesditën e sotme në një mbledhje të jashtëzakonshme, një vendim të rëndësishëm:
“Miratimi i propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos”, e vetmja pikë në rendin e ditës.
Me shpalljen e emergjencës mjedisore, Bashkia e Durrësit kërkon mbështetje për menaxhimin e kësaj emergjence nga Komiteti Ndërministror i menaxhimit të integruar të mbetjeve duke synuar zgjidhjen afatgjatë të problemit.





