Gjermania e ka nisur me goleadë Botërorin duke mposhtur me rezultatin e thellë 7-1 Kuraçaon, kombëtaren më të vogël të turneut.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 6’ me Nmeçën dhe në të 21’ ishullorët barazuan shifrat, duke shënuar golin e parë historik në një Botëror.

Festa e tyre nuk zgjati shumë pasi Shloterbek kaloi në avantazh gjermanët dhe në fund të pjesës së parë Haverc u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë për skuadrën e Nagelsmanit shënuan Musiala, Braun, Undav dhe Haverc vulosi duelin në minutën e 88′.

Me këtë fitore jashtëzakonisht të merituar, Gjermania udhëheq Grupin E.