Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Vorë – Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 13:53, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë.

Për pasojë, shoferja është dëmtuar dhe më pas dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkurar në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.