Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për dhunë.
Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Dingo shkruan BW, i cili është konfliktuar me krushkën e tij, 54-vjeçaren U. K., duke e dhunuar.
Menjëherë pa ngjarjes policia ka arrestuar 52-vjeçarin, i cili ka rezultuar se ka qenë me masën “arrest shtëpie”, masë të cilën e kishte thyer.
Krushqit e 52-vjeçarit jetonin në të njëjtën lagje me dhunuesin, në qytetin e Beratit.





