Gjatë natës në fshatin Giroshovë të Fierit policia mori njoftim për të shtëna me armë.
Pas disa orëve hetim, uniformat blu mundën të zbardhnin këtë ngjarje. Një 30-vjeçar me iniciale D.A. u vu në pranga si autor i dyshuar i të shtënave me armë zjarri.
Dyshohet që 30-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin kur qëlloi në ajër me kallashnikov rreth orës 01:00 të natës, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.
Arma u gjet e fshehur në pyll dhe u sekuestrua. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale.





