Mbetet sërish i lartë numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në vend, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 175 raste të reja, ku 90 % e tyre janë regjistruar në Shkup.
Gjatë 24 orëve të fundit nga Covid19 kanë vdekur 5 persona, 3 në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar.
Brenda 10 ditëve ka pasur mbi një mijë raste në Maqedoninë e Veriut.





