Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në Devoll, ku janë kryer kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në juglindje. Në operacion është përfshirë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Devi Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra pak kohë më parë, ndërsa hetimet dyshohet se lidhen me elementë penalë për shpërdorim detyre.

Si pjesë e hetimeve përmendet edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, i cili dyshohet për lidhje shoqërore me Agon.