Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen midis të martës dhe të mërkurës në një qytet italian. Një 24-vjeçar shqiptar mësohet sipas mediave lokale se është gjetur në rrugë në veri-perëndim të Milanos, në qytetin Bresso, në rrugën Marconi, i masakruar me thikë.

Gjithçka ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit. Sipas dinamikës së ngjarjes, 24-vjeçari shqiptar, i cili ishte i njohur më parë nga policia, në gjendje të dehur, është goditur nga dy italianë, ende të paidentifikuar, të cilët më pas ia kanë mbathur para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

I riu shqiptar u dërgua në spital me kod të kuq. Ai kishte shenja të goditjes me thikë në shpatull dhe në gjoks dhe po mbahet në reanimacion në spital.