Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur para pak momentesh në Gjykatën Administrative, ku do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado.

Ai ka mbërritur në ambientet e gjykatës i shoqëruar nga policia që ka bërë transportimin e tij nga ambientet e paraburgimit të Durrësit drejt kryeqytetit.

Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka emëruar prokurorin në detyrë në vitin 2008.