Inspektoriati Kombëtar i Territorit sëbashku me Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë dhe policinë e Shkodrës kanë zbarkuar edhe në plazhin e Velipojës me qëllim shembjen e ndërtimeve pa leje.

Në këtë zonë janë 27 objekte të evidentuara si të parregullta por u shemb vetëm 1 prej tyre. Procesi i shembjes së ndërtimeve hasi në një rezistencë të pronarëve të këtyre objekteve.

Sipas pronareve, ky është një aksion i paligjshëm pasi asnjë prej tyre nuk është njoftuar se ndërtimet e tyre janë të parregullta e madje ata janë në procese gjyqësore.

Ndërkohë në videon e mëposhtme të publikuar nga newsbomb, pronari i një prej objekteve të planifikuar për t’u shembur lë të ngrirë efektivin e policisë me fjalët që i thotë. I prekur dhe mes lotësh, ai shprehet se nuk mund t’i pengojë të ushtrojnë detyrën, por lokalin prej druri e ka ndërtuar me drurët që i ka nxjerr deti në breg, e jo me para droge e hashashi.

“Po na merrni në qafë”,- thotë pronari i lokalit mes lotësh.