Kapiteneria e Portit Durrës organizoi me sukses operacionin për nxjerrjen nga cektina e Currilave të jahtit Maria 38 me flamur britanik, në bordin e të cilit ndodheshin 2 shtetas të huaj.
Jahti kishte ngecur që nga dita e djeshme dhe rimorkimi u bë i mundur sot, falë punës së rimorkiatorit Marina dhe mbështetjes nga Policia Kufitare dhe Kapiteneria e Portit.





