Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiljana Sako, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga aktiviteti kulturor “Durrës Fest”, i organizuar nga World Festival Association (WOFA).

Sipas Sakos, sheshi “Liria” u kthye në një skenë ndërkombëtare plot energji, talent dhe kulturë, ku ansamble vallëzimi, kore dhe orkestra nga vende të ndryshme të botës prezantuan traditat dhe artin e tyre.

Postimi i plotë;

Sheshi “Liria” u kthye në një skenë ndërkombëtare plot energji, talent dhe kulturë. 🌍

Durrës Fest ishte eventi kulturor i organizuar nga World Festival Association (WOFA), ku ansamble vallëzimi, kore 🎶 dhe orkestra 🎻🎺 nga vende të ndryshme sollën traditat, kulturën dhe artin e tyre, duke krijuar një atmosferë të veçantë miqësie, bashkëpunimi dhe festimi ✨