Këngëtarët Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të komentohen nëpër media e rrjete sociale ndonëse janë ndarë nga njëri-tjetri.

Teksa për Loredanën shkruhet së ka nisur një lidhje të re me reperin Zuna, për Mozzik ende nuk dihet nëse ka gjetur sërish dashurinë.

Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, Mozzik ka treguar se zemra e tij vazhdon të jetë e hapur për dikë tjetër pas Loredanës.

Një ndjekës e pyet nëse mashkulli mund të dashurojë për herë të dytë.

“Mashkulli dashuron sa herë të dojë ai vetë”, i përgjigjet Mozzik.