Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë rreth një muaj më parë. Partnerja e tij, Sara solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Dante.
Çifti nuk e ka prezantuar portretin e plotë të të voglit të tyre, por herë pas herë Kastro ka publikuar detaje të ndryshme.
Së fundmi, ai ka postuar një foto në Instastory, ku shfaqen të shtrirë në shtrat, teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin.
“Të dua”, shkruan këngëtari krahas fotos ku Dante ka kthyer kokën për të parë të atin.





