Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan sot qendrën e re shëndetësore të Krujës.
Rama theksoi se ky spital i ri do të ofrojë të gjitha kushtet e domosdoshme për pacientët. Mirëpo, ajo që ra në sy është fakti se Rama nuk mbante maskë gjatë vizitës së tij në këtë qytet, që është cilësuar edhe si vatër e infeksionit.
“Në qendrën e re shëndetësore të qytetit, rindërtuar nga themelet me standardet më të mira mbi rrënojën e pashembullt që fyente dinjitetin e qytetarëve krutanë e të bluzave të bardha; një tjetër shembull kuptimplotë i ringritjes së sistemit shëndetësor mbi gërmadhat e trashëguara të keqqeverisjes së shëndetësisë për dekada me radhë”, deklaroi Rama.





