Pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës shprehen të vendosur se nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të këshillit politik pa listat e hapura.
Deputeti Lefter Maliqi edhe pse u shpreh dashamirës i listave të hapura deklaroi se do të votojë reformën zgjedhore e cila tashmë ka edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.
”Unë jam për lista të hapura, mazhoritar dhe në qoftë se Rama do lista të hapura le ta votojë. Unë do votoj sepse votoj marrëveshjen e kryer nga të gjitha palët, të firmosur nga zonja Hajdari, Gjiknuri e me rradhë. Jam për zgjedhje të menjëhershme sepse populli është në varfëri, populli është në mjerim, populli është i nënshtruar, në panik, në krim, në korrupsion. I ka ikur koha akrtimit këtij.”





