Tre grupet parlamentare të opozitës në Kuvend po zhvillojnë sot një takim me kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në Kryesinë e Kuvendit.

Ky takim vjen pasi ata i dërguan një letër Ruçit si dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkohej ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Kujtojmë se në letrën e tyre, opozita parlamentare theksonte se nuk do të votonin asnjë ndryshim për reformën zgjedhore, nëse nuk plotësoheshin tre kërkesat e tyre: listat e hapura, rekomandimet e OSBE-ODIHR për administratën zgjedhore, vota e emigrantëve.