Vala e të nxehtit që ka pushtuar disa shtete po sjell dëme shumë të mëdha në njerëz. Vala që po godet Spanjën këto ditë ka regjistruar të paktën 212 raste vdekjesh, sipas shifrave të publikuara ditën e sotme nga Instituti shënetësor Carlos III në Madrid.

Sipas raportimeve, këto llogaritje bazohen në një sistem të quajtur “MoMo” (Monitorimi i Vdekshmërisë). Ky sistem mbledh numrin e vdekjeve në Spanjë në baza ditore dhe llogarit ndryshimin në vdekshmëri krahasuar me atë të pritur bazuar në të dhënat historike të regjistruara. Pavarësisht kësaj, situata paraqitet alarmante në Spanjë.