Kategoria Superiore këtë javë do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën. Kjo për shkak se të enjten skuadrat zbrezin në fushë në kuadër të kupës së Shqipërisë dhe do të kërkojnë më shumë kohë në dispozicion për t’u rikuperuar. E vetmja ndeshje që do të luhet ditën e diel është ajo mes Partizanit dhe Luftëtarit në Selman Stermasi. Një ndeshje ku të kuqtë duhet të bëjnë detyrimisht kthesën, për të mos e bërë edhe më shumë dramatic sezonin. Ndërkohë të hënën zbresin në fushë skuadrat që do impenjohen në Kupë. Tre prej tyre do të luhen në orën 17:00.

Kështu, Kukësi ka një ndeshjet të lehtë në letër përballë Flamurtarit që tashmë i ka mbyllur edhe matematikisht në Superiore dhe hapat fals nuk lejohen.Sakaq, në Korçë, Skënderbeu ka një duel për Europën ndaj Laçit, ndërsa në Shkodër luhet një ndeshje mjaft e rëndësishme për objektivat e skuadrave teksa Vllaznia pret Bylisin.

Ndërkohë, në orën 20:00, zbresin në fushë kryesuesit e Tiranës. Edhe në këtë javë bardheblutë luajnë në transfertë ku udhëtojnë drejt Durrësit për të sfiduar Teutën.

Ndeshjet:

Të dielën:

17:00 Partizani-Luftëtari

Të hënën:

17:00 Kukësi-Flamurtari

17:00 Skënderbeu-Laçi

17:00 Vllaznia-Bylis

20:00 Teuta-Tirana