Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto me presidentin Ilir Meta.
Fotoja është shkrepur sot gjatë takimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku Meta dhe Rama shfaqen duke qeshur.
“Luftë brrylash”, shkruan Rama duke iu referuar përshëndetjes me bërryla, si një nga format më të shpeshta të takimit në kohë pandemie.





