Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshllit për Integrimin.

I pyetur për datën 9 maj si një datë e mundshme për zgjedhjet e ardhshme referuar deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  Meta u shpreh se:

“Mbledhja e sotme ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin sepse metodologjia e re mund të sjellë edhe kthim pas të procesit. Dhe në këtë drejtim unë dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të këshillit politik, jo si marrëveshje që i zgjidh të gjitha por si hap për të ecur para. Zgjedhjet e reja të nevojshmë për të vendosur legjitmitetin, për datën duhet të ishte dje për mua, por mbetet shumë punë para.”