Ka hyrë në fuqi që nga data 8 qershor 2020, me publikimin në Fletoren Zyrtare, urdhri i Qeverisë për zbatimin e protokolleve anti-Covid në plazhe gjatë sezonit turistik.

Në të janë specifikuar të gjtiha masat për punonjësit e turizmit, të resorteve por edhe për pushuesit.

Protokolli i masave anti-COVID-19” është një dokument që rekomandohet të zbatohet nga sipërmarrjet turistike,    turistët/pushuesit  dhe vizitorët, për mbarëvajtjen e atyre  aktiviteteve  të miratuara  si  të  lejuara,  përmes  akteve  normative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucioneve të tjera kompetente.

Në njërën nga pikat thuhet se si duhet të veprohet në rast se një person i pranishëm, brenda strukturës    akomoduese/sipërmarrje turistike (vizitor,  staf  etj.)  ka ethe  dhe  simptoma të një infeksioni respirator (kollë e thatë,  dhimbje  të  fytit, vështirësi  në  frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë  administratorin/ose personin e caktuar prej   tij,  i cili njofton menjëherë Urgjencën Kombëtare, 127-ën, dhe NJVKSH-në e njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike.