Para fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, këngëtarja Eneda Tarifa ka folur për divorcin e saj nga partneri Erjon Zaloshnja pas 18 viteve bashkë.

Këngëtarja e njohur u pyet nga fëmijët se si ka mundësi që ka kaq shumë divorce në mesin e personazheve të famshme.

“Mendoj që jo se ne divorcohemi më shumë por ne na duket më shumë se jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë, jemi më të pranishëm në ekran”, u shpreh Eneida.

Më pas këngëtarja la të kuptohet se divorci i saj me Erjon Zaloshnjën ka kaluar qetësisht dhe nuk ka pasur drama:

“Divorci është një proces që duhet trajtuar sa më normalisht po u trajtua normalisht dhe pa drama, nuk do të ketë drama.”, tha ajo.