Gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një shoqatë “Drejtësi për drejtësinë” dhe i kërkojnë Avokatit të Popullit verifikim të procedurave dhe dokumentacionit përkatës të anëtarëve të përzgjedhur në organet e rivlerësimit. 

Në letrën me 15 faqe shkruhet se një pjesë e kandidatëve të listuar nga ana e Avokatit të Popullit nuk i kanë plotësuar kriteret për t’u emëruar në organet e rivlerësimit. Ka mungesë të dokumentacionit dhe në disa raste CV e tyre nuk është e saktë dhe nuk përputhej me dokumentacionin e paraqitur nga ana e aplikantit.

Ata i kërkojnë Institucionit të Avokatit të Popullit që të verifikojë çdo pretendim dhe çdo dokument të paraqitur nga shoqata për secilin nga anëtarët e organeve të rivlerësimit.

“Do t’i kërkonim Institucionit të Avokatit të Popullit që nëse konstaton shkelje ligjore të aplikantëve dhe për rrjedhojë kushtet të pavlefshmërisë në emërimin e tyre, të ndjekë hapat e duhur ligjor dhe kushtetues, të Informojë Kuvendin, të kërkojë pavlefshërinë e emërimit të tyre, si dhe kur është rasti tëçojë për ndjekje penale personat që kanë paraqitur dokumenta të fallsifikuar.”

Ne dokumentin e tyre permenden emrat e gjyqtareve qe nuk plotesojne kriteret: Luan Daci, Ardian Hajdari, Lulezim Hamitaj, Roland Ilia, Olsi Komici, Lulezim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Sokol  Çomo, Rezarta Schuetz, Ina Rama. Keto gjyqtarë janë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.