Ditën e sotme ndërsa deputetët ndodhen seancën plenare, protestuesit po zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit.

Protesta edhe sot u shoqërua me tensione, ndërsa qytetarët kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Parlamentit.

Ndërkohë, më herët grupi i protestuesve që ndodheshin para Parlamentit kanë pritur deputetët, të cilët u futën në sallë për seancën plenare, duke i shoqëruar me thirrjet: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën para Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash duke shkruar emra deputetësh mbi të.