Disa persona besohet se kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Antwerp të Belgjikës, këtë mëngjes, njoftoi policia lokale në faqen e saj të internetit.

Sipas policisë, ndërtesa dhjetëkatëshe strehonte më shumë se 200 banorë.

Në imazhet e transmetuara nga mediat belge, banorët shihen duke u përpjekur të shpëtojnë nga ballkonet dhe dritaret e apartamenteve të tyre, nga të cilat del tym i zi i trashë.

Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka të ngjarë të ketë shpërthyer në katin e tetë për një arsye të panjohur. Mbetet e paqartë se sa persona ndodheshin në apartamente në kohën e zjarrit.