Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit në media të rastit të një punonjësi policie, trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, i cili kërkonte favore seksuale për të kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Mësohet se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka përjashtuar punonjësin nga radhët e policisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit  beri përjashtimin e menjëhershëm  të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.