Një zjarr vdekjeprurës shpërtheu në një spital në qytetin gjerman Ludwigslust në orët e para të mëngjesit të së enjtes.  

Të paktën dy persona humbën jetën dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën në zjarrin që shpërtheu në çatinë e ndërtesës, njoftoi policia.

Shumë pacientë dhe stafi u evakuuan nga objekti. Shkaku i zjarrit në spital, i cili është i vetmi në qytet, mbetet i paqartë.