Reperi i njohur, Mozzik dhe partnerja e tij Lotina Haziri kanë zbuluar se do të bëhen prindër. Çifti, të cilët janë bashkë prej kohësh, ka zbuluar përmes disa fotove të ëmbla në rrjete sociale se do të bëhen me një djalë.
Lotina ka publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur, dhe ka shkruar se e ka mbajtur të fshehtë lajmin ndërsa dilte live në televizion.
“E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj, ndërkohë që dilja drejtpërdrejt në TV çdo ditë. Cila është superfuqia jote?”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, reperi, në një postim në Facebook, ka ndarë një citat nga Kurani ndërsa shton se mezi pret që të takohet me të birin e tij.
“O Zoti im, më dhuro prej Teje pasardhës të mirë. Vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes.”, ka shkruar ai, duke shtuar: “Mezi pres të të takoj djali im”.
Kujtojmë që Mozzik ka edhe një vajzë, Hanën, me reperen Loredana.










